Home > SHQIPËRIA

“Neza, Duçka dhe Rama të aftë për të…”/ Berisha mbledh Grupin Parlamentar të PD: Mafia qeveritare shqiptare, më e rrezikshmja e Europës!

“Neza, Duçka dhe Rama të aftë për

Mblidhet Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike. Kryetari i PD-së, Sali Berisha ishte i pari që nisi fjalën e tij para deputetëve demokratë në selinë blu, ku pritet të diskutohet për një sërë temash, ku kryefjalë janë zgjedhjet e 14 majit.

Berisha ndër të tjera ka akuzuar Edi Ramën, duke thënë se është i përfshirë në mënyrën më të pakontestueshme “në një nga aferat më të zeza të kohërave”, duke iu referuar “çështjes McGonigal”.

“Mblidhemi sot në një ditë kur Shqipëria është në epiqendër të një stuhie, e cila në memorien historike, nuk ka ekzistuar të paktën në 50 vitet e fundit. Shqipëria, Edi Rama, kreu i ekzekutivit është i përfshirë në mënyrën më të pakontestueshme në një nga aferat më të zeza të kohërave, në një akt që tejkalon çdo normë, çdo standard, çdo ligj,çëdo moral, çdo imagjinatë. De facto, ai ka përdorur si aset të tij, një nga njerëzit më të rëndësishëm të sistemit të sigurisë së SHBA, për definicion të botës së lirë, ish-shefin e kundërinteligjencës të FBI, një nga njerëzit më të besuar të asaj toke dhe atij vendi, Charles McGonigal. Me qëndrimin e tij të papërgjegjshëm, Edi Rama përpiqet të hiqet duarjashtë. Në një kohë kur aktakuza e botuar nga Ministria e Drejtësisë e SHBA, në 16 faqet e saj, të paktën 15 i kushtohen fund e krye, Edi Ramës, ish-oficerit të policisë sekrete, bashkëpunëtorit të SHISH, Agron Nezaj, këshilltarit në hije të Edi Ramës, Dorian Duçkës.

Edi Rama është sjellë në mënyrën më të pabesë, më jomiqësore ndaj partnerit tonë kryesor strategjik. Duke keqshfrytëzuar, duke trajtuar si aset, në mënyrë të fshehtë një njeri që nuk meritonte kurrë atë post që kishte. Charles McGonigal ka dy akuza kryesore: njëra është ky, i ngarkuar për të mbikëqyrur Oleg Vladimirovië Deripaskën, një njeri nga më të afërmit e Putinit, në fakt u shndërrua në aset të tij.
Ajo që është akti më i rëndë, një kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s, përdor mjete të paligjshme për të korruptuar këtë zyrtar.
Çfarë dëshmon për Shqipërinë dhe shqiptarët kjo aferë nga më tronditëset? Kjo dëshmon se mafia shqiptare është mafia më e rrezikshme e botës së lirë. Se tentakulat e kësaj mafie, Neza, Duçka, Rama, janë të aftë të kryejnë çdo lloj operacioni të fëlliqur. Duke shkelmuar interesat jetike të sigurisë të SHBA, por edhe të NATO-s dhe botës së lirë në tërësi.”, tha Berisha.

Flash News

News24 Livestream