Home > SHQIPËRIA

Nën akuzë për korrupsion, KLP mblidhet nesër për pezullimin e prokurorit të Sarandës

Nën akuzë për korrupsion, KLP mblidhet nesër për

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet nesër për çështjen e prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

Në rendin e ditës është përcaktuar diskutimi dhe miratimi i vendimit për ta pezulluar nga detyra prokurorin i cili akuzohet për korrupsion në sistemin e drejtësisë.

Së bashku me Hasën u arrestuan dhe dy zyrtarë të SHS Përmetit për trukimin e një ndeshjeje në Kategorinë e Dytë të futbollit në Shqipëri.

NJOFTIMI NGA MBLEDHJA
KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
AXHENDË
PËR MBLEDHJE PLENARE
22 QERSHOR 2021
Informacion mbi mbledhjen:
? Dita/Data: E Martë / 22. 06. 2021
? Ora: 11:00
? Kohëzgjatja: ———
? Modaliteti: (on-line)
? Thirrur nga: Kryetari
? Pjesëmarrësit: Anëtarët
Kjo mbledhje do të organizohet online në lidhje Zoom me të gjithë anëtarët e Këshillit, si
dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, programet EURALIUS dhe OPDAT,
në kushtet e distancimit social si rezultat i pandemisë COVID-19.
Rendi i ditës:
1. Diskutim/miratim i relacionit, për pezullimin nga detyra të prokurorit Sali Hasa, prokuror
në prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
2. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime)

News24 Livestream