Në pritje të fjalimit të fitores nga Berisha, selia e PD mbushet me militantë

Procesi i numërimit të votave për kryetarin e ri të Partisë Demokratike ka përfunduar dhe me gjasë Sali Berisha është zgjedhur sërish krye të kësaj force politike.
Në selinë blu këtë mbrëmje janë mbledhur militantë të shumtë dhe nga momenti në moment, pritet që në shtëpinë e demokratëve të shkojë edhe ish-kryeministri. Sipas njoftimit të Komisionit të Rithemelimit, ai pritet të mbajë një konferencë për mediat. Kujtojmë se në garë për kreun e PD, veç Berishës ishte dhe Ibsen Elezi.
Ish-kryedemokrati i Kukësit nuk arriti që të fitonte mbështetjen dërrmuese të demokratëve dhe votat e tij ishin të pamjaftueshme për të rivalizuar Berishën.
(BalkanWeb)
Artikuj të tjerë:
Flash News
19:17 / Qytetarët thirrje: E duam Shqipërinë si gjithë Europa
19:16 / Protesta e opozitës, qytetarët: Çmimet janë të larta
19:15 / Protesta e opozitës, qytetarët: Shëndetësia është përtokë
19:14 / Protesta, qytetarët janë grumbulluar para Kryeministrisë
19:14 / Protesta e opozitës, nis marshimi nga sheshi ‘Skënderbej’
19:04 / Rezoluta për genocidin në Srebrenicë u propozua nga Grupi i PS