Home > SHQIPËRIA

“Në kulmin e krizës shton taksat për profesionet e lira”, Meta akuza qeverisë: 1.5 mln euro borxh, do i paguaj shteti nga buxheti që miratohet sot

“Në kulmin e krizës shton taksat për profesionet e

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një takimi me strukturat e PL në Korçë, u shpreh se edhe pse në kohë krize, kryeministri Edi Rama shton taksat për profesionet e lira.

Ai po ashtu tha se e vetmja gjë që bën shteti është të marrë borxhe dhe t’i paguaj nga buxheti i shtetit, duke thënë se “1.5 mln euro janë pagesat e shtetit për borxhin nga buxheti që miratohet sot”.

“Në kulmin e krizës shton edhe taksat për profesionet e lira. Është ky moment për të taksuar profesionistët kur nuk kemi mundësi ti mbështesim. 17 mln euro përfiton buxheti. Ajo që dinë këta është që vetëm të marrin borxhe për të vjedhur për veten e tyre. 1.5 mln euro pagesat e shtetit për borxhin nga buxheti që miratohet sot. Në kulmin e krizës kaluan vetëm me një kompani në atë rrugën Lekaj për në drejtim të Fierit, 7 mln euro i bie atje km, 2 mln euro i bie 1 km në Francë.

Kë pyesin këta që marrin borxhe që i paguani ju? Këta duan edhe të vjedhin, edhe t’ju poshtërojnë, edhe t’ju detyrojnë t’i duartrokisni. Ky është respekti i tyre për qytetarin, për atdheun e dini ju…

Ndaj dhe ne kemi propozuar shumë amendamente sot në Kuvend dhe pse jam i sigurt që nuk do miratohen, që nga mbështetja për studentët, mbështetja për pedagogët, gjithashtu edhe shumë amendamente të tjera, si shtyrja e taksimit për profesionet e lira të paktën deri sa të kalojë kjo krizë.

Uljen e TVSH së ushqimeve të shportës, rritja e pagës së mjekëve, e kështu me radhë”, tha Meta.

Flash News

News24 Livestream