Home > SHQIPËRIA

Në kërkim për plagosjen e biznesmenit në Sarandë, një prej autorëve me precedentë penale

Në kërkim për plagosjen e biznesmenit në Sarandë,

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen që ndodhi gjatë natës në Sarandë, ku 3 persona të armatosur qëlluan me kallashnikov drejt një biznesmeni duke e plagosur. Mësohet se një prej autorëve të shpallur në kërkim, Redjan Hadëri nuk është një emër i panjohur për policinë.

Ai rezulton që të jetë person me precedentë penale të shumëfishta në Tepelenë dhe i dënuar disa herë, që nga falsifikimi i dokumenteve dhe deri te plagosja.

Sipas policisë, Andrea Caushi, 35 vjeç Visi Caushi, 33 vjeç (vëllezër) si dhe Redjan Hadëri, 33 vjeç, të tre banues në Tepelenë akuzohen se kanë plagosur biznesmeni Spiro Iljadhi dhe kalimtarin e rastit, Mario Jani. Kujtojmë se Iljadhi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital në Tiranë.

News24 Livestream