Home > SHQIPËRIA

Në kërkim nga SHBA, Gjykata e Tiranës lë në burg amerikano-kanadezen, zbulohet mashtrimi që kreu ndaj shumë personave

Në kërkim nga SHBA, Gjykata e Tiranës lë në burg

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasen amerikano-kanadeze Lyda  Harris, e vënë në pranga tre ditë më parë nga Zyra Qendrore Kombëtare e  Interpol Tiranës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë të ambasadës amerikane.

Ndërkohë sipas dosjes mësohet se shpallja në kërkim e kësaj shtetaseje nga autoritetet amerikane është bërë pasi ajo ka mbledhur fonde me pretendimin për të ndihmuar një person që kishte probleme shendetësore dhe kishte nevoje për ndërhrje kirgjikale.

Sipas autoriteteve amerikane ajo ka mbledhur nje shumë të konsiderueshme parash e më pas është larguar duke i përvetësuar ato. Nga hetimet ka rezultuar që kjo ka qenë një skemë mashtrimi pasi nuk ka pasur asnjë person të sëmurë që ka pasur nevojë për ndihmë. Ajo u vu në pranga  me qëllim ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Arrestimi i saj u bë i mundur pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi Gjykata e Distriktit Jugor të Kalifornisë kish lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar më datë 28.07.2021, për kryerjen e veprës penale “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”, parashikuar Kodi Penal i SHBA-së.

News24 Livestream