Home > SHQIPËRIA

Në ‘Audi’ me 2 kg hashash, si ranë në prangat e policisë italiane dy të rinjtë shqiptarë

Në ‘Audi’ me 2 kg hashash, si ranë në prangat e

Policia italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë pasi u kapën me drogë. Mediat italiane raportojnë se shqiptarët u kapën në një makinë teksa kishin fshehur brenda saj dy kg hashash.

Ditët e fundit, një patrullë e nënseksionit Battifolle ka ndaluar një ‘Audi’ me targa italiane dhe dy të rinj në bord për një kontroll përgjatë karrexhatës veriore të A1.

Të dy, rreth të tridhjetave, të lindur në Shqipëri, por me banim prej vitesh në Savona, nuk kanë dhënë shpjegime bindëse për policët e Arezzo-s në lidhje me arsyet e udhëtimit të tyre dhe ndaj tyre u bë një kontroll.
Në pamje të parë gjithçka dukej në rregull, por pas kontrolleve të imtësishme u konstatua se në tapicerinë e sediljes së pasagjerit u gjet sasia e drogës, e cila nëse do të dilte për shitje në treg kapte shifrën e 50.000 eurove.

Tashmë shqiptarët ndodhen në burgun e San Benedetto-s.

Flash News

News24 Livestream