Ndodhej në spital që prej 14 gushtit pasi u dhunua barbarisht, e reja nga Kenia lë Shqipërinë, dërgohet në…

Vajza nga Kenia Joy Aoko është larguar nga Shqipëria ditën e sotme drejt vendit të saj në Kenia. Ditën e sotme ajo la spitalin e Traumës për t’u larguar drejt Kenias, ku do të vijojë mjekimin në spitalin Kenyatta.
Avioni që mbante vajzën nga Kenia dhe nënën e saj si dhe ekipin e saj mjekësor u largua nga Shqipëria këtë të mërkurën dhe ka zbritur në aeroportin Wilson.
Që prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia ndodhej e shtruar në spital pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet. Që prej 14 gushtit vajza nga Kenia është në gjendje kritike dhe ka nevojë për kujdes të specializuar neurologjik, i cili nuk ishte i disponueshëm në Shqipëri.
Artikuj të tjerë:
Flash News
21:07 / Balona 'spiune' ishte nën monitorim të vazhdueshëm
21:06 / SHBA e konsideroi balonën 'mjet me qëllime përgjimi'
21:05 / U mbyll përkohësisht hapësira ajrore mbi Karolinën e J.
21:04 / Administrata e Biden konfirmoi urdhrin e rrëzimit
21:03 / Biden tha më herët se 'do të kujdesej' për balonën kineze
21:02 / Avioni i SHBA rrëzoi balonën në brigjet e Karolinës së Jugut