Home > SHQIPËRIA

Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh dhe dherash në rrugë. Izolohen banorët e 9 fshatrave

Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh dhe dherash në rrugë. Izolohen

Reshjet e shiut të rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar shembje gurësh dhe dherash në aksin rrugor Lezhë-Ungrej.

Mësohet se rreth 4 km larg qendrës së fshatit Ungrej ka pasur rrëshqitje të tokës duke izoluar totalit banorët e 9 fshatrave të kësaj Njësie Administrative.

Ne atë zonë raportohet nga banoret se ka patur edhe here te tjera rrëshqitje te tokës duke izoluar qindra banore te këtyre fshatrave.

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu, ku në disa zona ka pasur edhe probleme me përmbytjet.

Flash News

News24 Livestream