Home > SHQIPËRIA

"Mos të largohemi fizikisht nga komisionet", gazetarët nuk tërhiqen/ Sekretari Gjonçaj rendit arsyet: Ja pse u orientuam drejt kësaj qasje

"Mos të largohemi fizikisht nga komisionet", gazetarët nuk

Gazetarët nuk tërhiqen dhe kërkojnë që të vijojnë të jenë prezentë fizikisht në komisionet parlamentare të Kuvendit. Në mbledhjen që po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit po diskutohet për rregulloren e re, një prej të cilave është dhe ndalimi fizik i mediave në komisione për të kaluar në një ‘newsroom’.

Sekretari i Kuvendit, Genci Gjonçaj thekson para gazetarëve se sistemi i ri siguron 100% transparencë si për gazetarin dhe për publikun.

Ai shton se Kuvendi është orientuar drejt kësaj qasje për shkak se gazetari tashmë mund të sigurojë pamjet  e personit që flet në kohë reale, pamjen e përgjithshme të komisionit përkatës, transmetimin e çdo bisede me dhe pa mikrofon.

‘’Kemi gjykuar, dhe në vijim të filozofisë në kuadër të transparencësë, kushteve komodre, seriozitetit që Parlamenti  duhet të përfaqësojë, kemi gjykuar se ky system siguron 100% transparencë tek gazetari dhe publiku.

Çfarë nuk do bëj polemikë me askënd, por sipas vështrimit tim, dhe profesioni im nuk lejon njohuri më shumë. Nëse ju siguroni pamjet e personit që flet në kohë reale, siguroni pamjen e përgjithshme të komisionit, transmetimin e çdo bisede me dhe pa mikrofon, besoj se këto ishina rsyet që na kanë orientuar drejt kësaj qasje që ju thoni ka qenë dikur, nuk e di, i besoj fjalës suaj, keni qenë punonjës i Kuvendit. Kështu që nëse keni ndonjë propozim.’’- tha Gjonçaj.

News24 Livestream