Ministrja Kumbaro reagon për herë të parë mbi tragjedinë në Himarë: Jonada e vogël, u prehsh ne paqe!

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka reaguar për herë të parë pas tragjedisë së djeshme në Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare pasi u përplas nga gomonia e cila drejtohej nga ish- shefi i Komisariatit të Himarës Arjan Tase.
Me anë të një postimi në Twitter, Kumbaro u shpreh se tragjedia e djeshme ka ndidhur për shkak të marrëzisë së një njeriu që theu çdo ligj, rregull e normë.
Ajo ka bërë thirrje që drejtësia të bëjë punën e saj pakompromise, ndërsa ka shtuar se dënim maksimal duhet të jepër për këdo që thyen ligjet dhe rrezikon të shkaktojë humbje jete.
Reagimi i ministres Kumbaro vjen ndërsa shoqëria civile ka paralajmëruar një protestë ditën e nesërme, ku do të kërkohet shkarkimi i Kumbaros, Gledis Nanos dhe Bledi Çuçit.
“Tejet e rëndë dhimbja për ngjarjen e kobshme në bregdetin e Himarës, ku një engjëll nuk është më mes nesh për shkak të marrëzisë së një njeriu që theu çdo ligj, çdo rregull e çdo normë me pasoja tragjikisht të pakthyeshme!
Me vetëdijen se nuk ka fjalë të shërbejë sado pak si ngushëllim për prindërit, familjen për gjëmën që pësuan, kërkesa shkon për Drejtësinë që të bëjë punën e saj, pa asnjë kompromis, me dënim maksimal ndaj kujtdo që thyen ligjet e përbashkëta dhe rregullat dhe rrezikon të shkaktojë humbje jete, në tokë a në ujë qoftë! Kërkesa shkon edhe për Policinë e Shtetit po ashtu, për çdo punonjës të saj në territor, që të jetë në lartësinë vigjiluese dhe ndëshkuese që uniforma i imponon për kryerjen e detyrës. Jonada e vogël u prehsh ne paqe”, ka shkruar Kumbaro.
Artikuj të tjerë:
Shqipëria dorëzon në KE rezolutën kundër raportit të Dick Martyt
Historia e plotë >Parashikimi i motit 12 gusht 2022
Historia e plotë >Horoskopi për ditën e sotme, 12 gusht 2022
Historia e plotë >
Flash News
13:31 / I dërgoi mesazhe kërcënuese në 62-vjeçari, arrestohet
13:30 / Përplasi këmbësoren, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë
13:29 / Përplasi këmbësoren, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë
13:29 / Kamëz, ushtroi dhunë ndaj gruas, arrestohet 37-vjeçari
13:14 / Tiranë, të arrestuarit shpërndanin produkte të kanabisit
13:13 / Tiranë, u arrestuan Bejtulla Fusha dhe Elvis Baqoshi