Home > SHQIPËRIA

Ministrja Balluku flet nga Rinasi: Do nisin fluturimet esenciale

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur nga Rinasi për situatën e krijuar. Balluku tha se nga ky moment do të nisin fluturimet esenciale.

“Kemi rritur që me një përpjekje gjatë natës së mbrëmshme të ruajmë vaksinat e konsiderueshme që do duhej të vinin dje. Do të vijën sot rreth orës 3, dhe më pas do të nisë shpërndarja siç ishte planifikuar. Do të jetë e pamundur që në këto momente të kemi udhëtime komerciale, por vetëm esenciale. Por gjatë ditës është arritur që të zgjidhet ky problem. Sipas të gjitha planeve tona, nesër dhe gjatë gjithë ditës do të vijojnë fluturimet. Rëndësi ka që trafiku ajror ka filluar punën. Duhet të jemi të qartë, se në pistën e aeroportit ë Rinasit, do të fillojnë ulen ato fluturime esenciale, emergjencat, fluturimet shtetërore, ushtarake, diplomatike.”, tha ajo.

News24 Livestream