Home > SHQIPËRIA

Ministri Peleshi flet nga Korça për situatën e koronavirusit në vend: Nëse mbajmë numrat nën kontroll, nuk kemi nevojë për masa më të forta!

Ministri Peleshi flet nga Korça për situatën e koronavirusit

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ndoqi sot procesin e vaksinimit anti-Covid në qytetin e Korçës.

Peleshi e cilësoi ditën e sotme të gëzueshme për personelin mjekësor në vijën e parë të betejës me armikun e padukshëm, ndërsa shtoi se nuk do të ketë nevojë për masa më të forta, nëse nuk do t’i mbajmë numrat nën kontroll.

“Një ditë shumë e gëzuar sot, pasi ka filluar vaksinimi për qarkun e Korçës. Me personelin mjekësor që janë në vijën e parë të betejës me këtë armik të padukshëm. Kam një falenderim të veçantë për të gjithë mjekët dhe infermierët e Qarkut që janë në ndihmë të të sëmurëve me Covid19. Mërzitemi kur dëgjojmë për humbje jete, ndaj sot është zgjidhja përfundimtare. Jemi në një moment jo të mirë të numrave me shifra maksimale, ndaj secili nga ne duhet të jetë i përgjegjshëm për të ruajtur veten dhe të tjerët dhe e gjithë situata se si do të shkojë sëmundshëmria varet nga të gjithë ne. Në rast se ne do ti mbajmë numrat nën kontroll pa shkaktuar kolapsimin e spitaleve sigurisht që nuk ka nevojë për masa më të forta. Në rast se numrat do vijojnë. E rritje normalisht që do të ketë shtërngim të masave. E ardhmja e vaksinimit është optimiste, këtu në Korçë ka nisur për të përdunduar me të gjithë personelin mjekësor dhe më pas do vijohet me moshat mbi 80 vjeç. Kemi sinjale shumë të mira sic e ka thënë edhe KM se Shqipëria do të jetë e para në rajon që do të nisë vaksinimin masiv për të gjithë popullatën dhe besoj se në ditët në vazhdim do të kemi lajme shumë të mira”, tha Peleshi.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes dhe FA janë të angazhuara plotësisht për të asistuar në procesin e vaksinimit. “FA do të jenë në dispozicion të procesit për vaksinimin intensiv. Ne kemi infermierë, qendra që mund ti hapim në çdo qytet në funksion të këtij procesi. Pra të gjithë mjekët, infermierët, ambientet, automjetet dhe çdo mjet logjistikë jemi gati ta vendosim në dispozicion. Shpresoj që lajmi për vaksinimin masiv të jepet sa më shpejt ne kemi thënë 14 muaj por nëse do kemi sasitë e duhura mund ta realizojmë edhe më shpejt në kohë. Ne do të bëjmë gjithçka që të jemi në vendet me ritmin më të lartë të vaksinimit në rajon”, shtoi ministri.

News24 Livestream