Home > SHQIPËRIA

Ministri i Mbrojtjes, Peleshi flet për zjarret në vend: Situata serioze në Karaburun, gjatë ditës presim neutralizimin e flakëve

Ministri i Mbrojtjes, Peleshi flet për zjarret në vend: Situata

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka vizituar këtë të hënë bazën ushtarake të Pashalimanit, e cila është rrezikuar nga zjarret që kanë përshkruar së fundmi Vlorën.

Peleshi ka thënë se të gjitha vatrat e zjarrit në vend, përfshirë Mamurrasin, Ksamilin dhe fshatrat e Fierit janë neutralizuar dhe shuar dhe e vetmja vatër serioze aktive vijon të jetë ajo e Karaburunit. Ministri theksoi se pritet që gjatë ditës të neutralizohen flakët në gadishull.

“Dua t’ju falenderoj sepse keni qenë në krye të detyrë dhe vijoni të jeni. Duke qenë se rrezikun akoma e kemi prezent, do të vazhdojmë punën me intensitet dhe presim të shuajmë flakët në pak orë. Por siç e thatë ju kushtet e motit janë të të paparashikueshme. Solidarizohem me vendet fqinj, me Greqinë dhe Turqinë, por sidomos me shtetin turk. Dhjetëra të lënduar janë atje.

Solidarizohem me ta dhe i shpreh ngushëllimet familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre. Deri tani e kemi menaxhuar me sukses, s’kemi pasur të lënduar, djegie banesash. Situata e rënduar ku rrezikoheshin dhe banesat ishte në Ksamil, por fatmirësisht zjarret atje janë neutralizuar. Kemi tejkaluar situatën e vështirë në fshatrat e Fierit. Në orët e para të mëngjesit është fikur dhe zjarri në Mamurras.

Tani e vetmja vatër serioze është Karaburuni. Siç e thatë dhe ju, kemi shmangur prekjen e Parkut të Llogarasë. Kemi rreth 60 fluturime të helikopterit deri më tani, që ka dhënë impakt të jashtëzakonshëm. Por punën që kanë bërë forcat e armatosura, është e pazëvendësueshme, në këtë zonë që flakët cënuan dhe bazën e Pashalimanit. E vetmja vatër aktive serioze në vend është Karaburuni, ku do të jemi të përqendruar me forca ajrore, tokësore, për neutralizimin e tyre.

Dua ta marr këtë moment për një mesazh për maturantët, që kanë 2 ditë kohë të zgjedhin programet e studimit. Hapim dhe 2 programe të tjera”, tha Peleshi.

News24 Livestream