Home > SHQIPËRIA

Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Presidentit të Emirateve të Bashkuara: Vlerësim të veçantë për rolin vendimtar dhe kontributin e tij të çmuar

Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Presidentit

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan si dhe vlerësim për figurën e tij.

Meta shkruan se roli i tij ka qenë vendimtar dhe kontributi i tij i çmuar në forcimin e marrëdhënieve mes vendeve tona.

“Mësova me trishtim ndarjen nga jeta të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan.
Vlerësim të veçantë për rolin vendimtar dhe kontributin e Tij të çmuar në forcimin e marrëdhënieve mes vendeve tona, ndihmës vllazërore dhe zhvillimit e përparimit të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ngushëllimet më të thella Madhërisë së tij Princit të Kurorës Mohammed bin Zayed, familjes, autoriteteve dhe popullit të Emirateve të Bashkuara për këtë humbje të madhe! ?????”, shkruan Meta.

Meta Fb Ok

Flash News

News24 Livestream