Mesazhet me Nikollën dhe ministrin Manja/ Reagon Noka: Kam komunikuar me Kryetaren e Kuvendit që t’i jepet fjala Berishës, Ulsiun le ta pyesin se pse kam…

Deputeti Flamur Noka ka reaguar pas fotove të publikuara teksa po komunikonte me kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe Ulsi Manjën. Noka shprehet se komunikuar me Kryetaren e kuvendit qe ti jepet fjala ish-Kryeministrit Berisha.
Ai shkruan se nuk ka bere pazare qe te me fusë ne pune gruan siç i ka kërkuar pengu i pallateve te 5 Majit.
Deklarate
Sot, Shoqata e Bravave nepermjet pengut te Kapllan Pallateve te 5 Majit paska ciceruar kunder meje.
Une kurre nuk kam bere e as nuk bej biseda per pallate tek 5 Maji a tjeterkund, dhe as per para inceneratoresh sic ben kreu i shoqates me zevendesen e tij, apo me media qe ju ben fushate atyre.
Une kam komunikuar me Kryetaren e kuvendit qe ti jepet fjala ish Kryeministrit Berisha. Sms-ja e tregon qarte. Ulsin le ta pyesin se pse kam komunikuar. Nuk kam bere pazare qe te me fuse ne pune gruan sic i ka kerkuar pengu i pallateve te 5 Majit.
Flamur Noka i ka kerkuar te rrije larg pazareve Rama-Brava ne Diber. Ai mund t’jua thote vete ai pse debatuam.
Se kush ben pazare shqiptaret e kane pare ne 17 Maj. Milionat dhe karriget e ministrave nga Edi Rama i kane marre vetem kllounet e shoqates Basha – Bardhi ndersa Flamur Noka bashke me te gjithe demokratet e vertete kane marre burgjet e regjimit, gazin lotsjelles dhe 6 pale zgjedhje te humbura si fature e pazareve Rama – Brava.
Ditet ne vazhdim do te tregojne se pse deshtoi komisioni i inceratoreve, kush perfitoi, e cfare ndodhi ne pazarin Rama-Brava.
Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD
Artikuj të tjerë:
Flash News
20:50 / Dosja,Dumani i vendosi eksploziv pronës së M.Subashit
20:49 / Dosja,Dumani i vendosi eksploziv banesës së Talo Çelës
20:48 / Dosja,Nuredin Dumani tentoi të vriste Lulzim Mashën
20:47 / Dosja,Dumani bashkëpunë-tor në vrasjen e Bujar Çelës në 2020
20:46 / Dosja,Dumani bashkëpunë-tor në vrasjen e Fatmira Dedaj në 2013
20:45 / Dumani akuzohet për ‘Grup i strukturuar kriminal’