Home > SHQIPËRIA

Mediu në ‘Frontline’: Po na ikën pjesa vitale! Merremi me gjermanin e fundit që ka ikur nga Shqipëria dhe jo me shqiptarët që largohen çdo ditë

Mediu në ‘Frontline’: Po na ikën pjesa vitale! Merremi me

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’ me Marsela Karapanço, u shpreh ndër të tjera se ndërsa sot merremi me datën se kur “u largua gjermani i fundit nga vendi jonë”, ndërsa nuk i kushtohet rëndësia e duhur fenomenit që shqiptarët po ikin sot nga atdheu drejt Gjermanisë apo vendeve të tjera të Europës.

Duke iu referuar debatit të datës 28 dhe 29 nëntorit, Mediu u shpreh se për këtë çështje është e nevojshme që të flasin historianët.

“Ne merremi me gjermanin e fundit që ka ikur në 1944, por nuk merremi me shqiptarin që do të ikë çdo ditë e më tepër në Gjermani apo vende të tjera, duke krijuar një problem të madh ekonomik, social, plakje të shoqërisë, etj..  po ta shohim se kush ka ikur, është pjesa më vitale e shoqërisë, më intelektuale, dhe ata që kanë pasur një mundësi normale nuk e shikojnë si ambient të vlefshëm për të ndërtuar një raport të drejtë për të ardhmen e familjes së tyre. Kjo është shqetësuese, dhe ne duhet të shohim jo vetëm sesi ta ndalojmë, por si duhet të shikojmë si duhet ta kthejmë një pjesë të këtyre njerëzve, se janë një kapital shumë i vlefshëm nëse kthehen”, tha ai.

Flash News

News24 Livestream