Home > SHQIPËRIA

“Më thërrasin Profesor”/ Flet mësuesi i dënuar për “pedofili” që u pushua nga puna: Inskenim pasi u martova me gruan e dytë

“Më thërrasin Profesor”/ Flet mësuesi i dënuar

Mësuesi 62-vjeçar, Ëngjëll Bregu, i cili është dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve ka treguar në një intervistë televizive se i hedh poshtë akuzat për prekje të nxënësve në muajin maj, në vitin 2009 dhe thotë se asnjë mësues apo nxënës nuk ka kryer denoncim ndaj tij.

Ai shton se pas kësaj ngjarje nuk e kapërdiu dot stresin dhe vendosi të punojë në të zezë.

Bregu thotë se është i pafajshëm për rastet që ai është akuzuar për pedofili. 62-vjeçari akuzon ish gruan e tij për inskenim!

“I kërkova ish drejtorit të drejtorive arsimore më nxirr viktimën kush është. Asgjë s’ka ndodhur. Asnjë prindër asnjë nxënës, po të kishte denoncim do kisha hyrë në burg. Nuk e kapërdiva këtë stres të dytë dhe vendosa të mos bëja pjesë më në Arsim dhe kam punuar në të zezë. Kjo e 2009 ishte fill 1 muaj para se të bëhej ky inskenim unë u martova, mora një grua të dytë. Dorën në zjarr nuk e vej, unë dyshoj. I thonë 23 vite punë, kam qenë në 4-5 shkolla. Nëse do isha i tillë si ka mundësi që në këto shkolla nuk erdhi asnjë ankesë në drejtimin tim? Kam pasur mbështetje në komunitet, në Berat më thërrasin Profesor”, tha ai në emisionin ‘Shqipëria Live’, në Top Channel..

Në shkollën 9-vjeçare “22 nëntori” në Berat, aty ku u regjistrua dhe skandali i radhës studionte edhe djali i Engjëll Bregut.

Teksa fliste për të, mësuesi shpërthen në lot duke thënë se do të luftojë vetëm për fëmijën e tij.

“Bashkëshortja detyrimisht u alarmua, kush është, i thash rri e qetë besomë. Atë e di unë si je ti, më ke krahë. Çunin do ta heqim nga ajo shkolla thashë unë. Do jetë edhe çështje bullizimi, drejtoresha më tha ca do bësh me çunin. Kam një fëmijë ëngjëllor s’munda ta humbas. Do luftoj vetëm për djalin tim, jo për veten time”, tha Bregu.

Flash News

News24 Livestream