Home > SHQIPËRIA

“Më dëgjo dhe më helmo”/ Bora rrëfehet për herë të parë, zbulon se si e rregulloi raportin me Donaldin pas Big Brother

“Më dëgjo dhe më helmo”/ Bora rrëfehet për

Kjo është dalja e parë publike në një emision pas bujës së madhe që bëri lidhja e tyre. Bora Zemani ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” u tregoi për herë të parë përjetimet e saj për historinë më Donaldin, që u bë kryefjalë e portaleve dhe shqiptarëve për disa muaj.

Bora zbuloi se sot bënin një vit që ishin takuar dhe u shpreh se nuk donte të futej brenda, por ishte e detyruar t’i dilte në krah Semit pasi aludohej se ajo ishte në lidhje me Donaldin.

“As nuk e mendoja që do futesha ndonjëherë në BBV. I kisha thënë Semit mos më kërko se nuk ka shanse që të vi. Nuk më kërkoi ajo në fakt. Po ashtu erdhën situatat. Ishte situate që ishte krijuar, unë po komentohesha duke qenë se brenda ishte Semi dhe Donaldi. U aludua për një lidhje të mundshme mes tyre. Duke e pasur Semin shoqe të ngushtë, të gjithë po e shanin ndërkohë që nuk ishte e vërtetë asgjë nga ato që komentohej. Në ato kushte që ndodhej Semi doja ta ndihmoja, prandaj isha, Pjesa tjetër pastaj ishte e paplanifikuar. E dija që mund të ngacmohesha për Donaldin, më parë iu thash që nuk doja ta takoja, ama nëse kërkon të më takojë, patjetër mbështetjen do ja jepja. Atmosfera ishte e bukur se dhe Donaldi e kishte treguar historinë tonë aty brenda”, pohoi moderatorja.

Pyetjes nëse do të ripërsëriste hyrjen në Big Brother, Bora Zemani tha se po të ishte me atë mendje që ishte futur, sërish do bënte të njëjtën gjë. “Aq shumë! (qesh) Nuk di të them a jam penduar apo jo, por ndoshta duhet ta kisha menduar më gjatë nëse duhej apo jo ta takoja. Nëse do kthehesha pas në kohë. Nëse do isha në atë moment prapë po do thoja, por nëse më pyet sot, do thoja jo, duke e parë se çfarë ka ndodhur gjatë gjithë vitit, Po ta dija sesi do shkonte e gjithë historia. Ka qenë e vështirë se ishte në sy të publikut, dhe u komentuan shumë gjëra personale”- rrëfeu Bora.

Pasi doli nga BBV, Donaldi tregoi se i shkroi Semit për ta afruar me Borën por pasi nuk funksionoi, ai i shkroi vetë me mesazhin “Dua të të shkruaj po nuk di çfarë të them”.

Romeo: E di që kjo është shumë personale, por do doja të dija sesi e rregulluar raportin tuaj, çfarë ndodhi

Bora: Prit njëherë, kush tha që u rregullua (qesh)

Donaldi: Nisi me shumë, telefonata ndaj semit, se më vinte zor t’i shkruaja, nuk dija çfarë t’i shkruaja

Romeo: I pari që ka barë hapin është Donaldi apo jo?

Donaldi: Takova 4-5 herë Semin. Shumë e lodhshme, o zot I madh sa më ka lodhur. Shumë punë, dersa thotë shkruaji vet se më plase, mesazhi i parë..

Bora: Dua të të shkruaj po nuk di çfarë të them

Donaldi: Kjo më tha direk të dua o zot çfarë mashkulli je (qesh).

Bora: Më kërkoi për të takuar, un nuk doja. Ti thoje më tako të më dëgjosh, pastaj më helmosh.

Donaldi: Para disa ditësh po shihnim këto bisedat, kur kam parë që i kam thëne më helmo, skandaloze (qesh). Kjo ka qenë domethënë

Bora: Momenti i parë po.. Është bërë një telenovelë e gjithë kjo histori dhe është tepruar. Unë nuk kam dhën ndonjëherë material. Ka qenë periudhë shumë e vështirë për ne të dy. Gjithçka duhej në privatësi ne na kishte munguar dhe akoma vazhdon të na mungojë. Çdo lloj lëvizje ishte në sy të të gjithëve dhe kjo e ka vështirësuar situatën, Ka pasur raste që e kishim si armik njëri tjetrin.

Romeo: Një fjalë e vjetër popullore thotë armikun duaje…
(BalkanWeb)

Flash News

News24 Livestream