Home > SHQIPËRIA

Mbytet në plazhin e Durrësit 75-vjeçari, policia jep njoftim

Mbytet në plazhin e Durrësit 75-vjeçari, policia jep njoftim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në plazhin e Durrësit, ku një 75-vjeçar është mbytur. Ngjarja ndodhi në orën 12:40.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B. S.

“Më datë 02.08.2021, në orën 12:40, jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi B. S., 75 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det në lagjen nr.1, Durrës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në komunikatë.

News24 Livestream