Home > SHQIPËRIA

Mbyllja e shkollave të Gylen, si e kundërshtoi Ditmir Bushati ‘live’ kërkesën e homologut turk në Tiranë në 2018

 

Mbyllja e shkollave të Gylen, si e kundërshtoi Ditmir Bushati

Vendimi i djeshëm i qeverisë shqiptare për të mbyllur kopshtin e “Turgut Ozal” dhe shkollën e vajzave “Mehmet Akif” është një kërkesë e hershme e qeverisë turke, por që fillimisht hasi në kundërshtimin e ish ministrit të jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë, ish ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, në 19 tetor 2018 i kërkoi Bushati tqë të largojë “terroristët turq”, që, sipas tij, kanë hyrë nëpër institucionet shqiptare. Ai tha se Shqipëria duhet të mbyllë të gjithë institucionet të cilat kanë lidhje me organizatën e FETO-s.

“Ne kërkojmë eliminimin e veprimtarisë kundër shtetit turk që zhvillohet këtu. Miqve tanë shqiptarë i kemi dhënë listën me emra, kemi kërkuar ekstradimin e tyre edhe në mënyrë zyrtare. Ne nuk do të mbanim kurrë terroristë shqiptarë në Turqi, kështu që të njëjtën gjë pres që të bëjë edhe Shqipëria. Falë guximit dhe urtësisë së Presidentit të Turqisë u bllokua grushti i shtetit. Ata kanë përdorur shumë mirë sistemin arsimor dhe kanë hyrë në institucione. Sigurisht, kjo është organizatë e rrezikshme, e dimë se këtu kemi anëtarë të FETO-s. Në dëshirojmë dhe presim të mbyllen institucionet anti-turke në Shqipëri. Kjo organizatë është një kërcënim tepër serioz edhe për Shqipërinë dhe ata mund të bëjnë çdo gjë”, tha Çavusoglu.

Por në të njëjtin moment ai hasi në kundërshtimin e hapur të ish ministrit të jashtëm Bushati.

“Është ai qëndrim i njohur që ka të bëjë me ADN e kombit shqiptar, me parimin e laicitetit që ishte parim udhërrëfyes i rilindasve tanë, i etërve themelues të shtetit shqiptar. Do të ishte absurde që të mendohej që shteti shqiptar të mund të përfshihet në çështjet fetare, e jo më vend i huaj, qoftë edhe një vend mik siç është Turqia”, deklaroi Bushati.

Flash News

News24 Livestream