Home > SHQIPËRIA

Mbërrin në Shqipëri ish-zv.presidenti amerikan Mike Pence, ja kush e pret

Mbërrin në Shqipëri ish-zv.presidenti amerikan Mike Pence, ja

Ka mbërritur në Shqipëri ish-zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence.

Gazetarja Aurora Golemi raporton për “News24” se me të zbritur në Rinas ish-zv.Presidenti amerikan ka shkuar në Manzë, ku po viziton kampin “ASHRAF 3”, ku ndodhen të strehuar shtetasit iranianë.

Mësohet se ish-zv.Presidenti Pence është pritur nga shumë politikanë shqiptarë të të gjitha kaheve politike, si Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj, Monika Kryemadhi, Pandeli Majko, Belind Këlliçi, Mimi Kodheli, Bujar Leskaj, e shumë deputetë të tjerë të të tre forcave politike.

Flash News

News24 Livestream