Home > SHQIPËRIA

Mbërrijnë në Rinas 11,700 doza të tjera të vaksinës antiCOVID

Mbërrijnë në Rinas 11,700 doza të tjera të

Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza” 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme në Shqipëri kanë ardhur 7,020 doza nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer dhe pjesa tjetër 4,680 nga marrëveshja me Bashkimin Europian.

“? 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 doza vaksine dhe një sasi e parë 4680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian ????? “, shkruan Manastirliu.

Më herët Manastirliu bëri me dije se ditën e sotme u kryen 19,886 vaksinime dhe që prej fillimit të vaksinimit janë kryer 537,837 vaksina antiCOVID për qytetarët.

Mbërrijnë në Rinas 11,700 doza të tjera të

News24 Livestream