Makina del nga rruga në aksin Fier-Seman, 3 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Një makinë Mercedes Benc del nga rruga, plagosen tre shtetas. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier- Seman në vendin e njohur si “Ura e Bacinozit”.
Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se makina ka dalë nga rruga ndërsa mësohet se në të udhëtonim tre shtetas të cilët janë transportuar në spitalin e Fierit.
Bluzat e bardha bëjmë me dije se drejtuesi i mjetit paraqitet në gjendje më të rëndë, ndërkohë që pasagjerët kanë marrë dëmtime më te lehta. Të plagosur kanë mbetur shtetasit S.P, drejtuesi i mjetit si dhe K.V dhe J.H pasagjerë.
Uniformat blu kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes.
Sot rreth 18:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, Fier, ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. P., 32 vjeç dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit K. V., 29 vjeç dhe J. H., 45 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.
Artikuj të tjerë:
Flash News
20:42 / Dosja,Dumani i vendosi eksploziv banesës së Talo Çelës
20:42 / Dosja,Nuredin Dumani tentoi të vriste Lulzim Mashën
20:42 / Dosja,Dumani bashkëpunë-tor në vrasjen e Bujar Çelës në 2020
20:42 / Dumani akuzohet për ‘Grup i strukturuar kriminal’
20:42 / Dumani akuzohet për ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve’
20:42 / Dosja,Dumani bashkëpunë-tor në vrasjen e Fatmira Dedaj në 2013