Home > SHQIPËRIA

Lufta me kancerin e gjirit, drejtori i Shërbimit Onkologjik zbulon problematikat kryesore, sëmundja vrastare nuk kursen as meshkujt

Deputetët e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kanë lënë sallën e Kuvendit, duke thirrur në një dëgjesë mjekët e onkologjikut në ambientet e QSUT.

Nga ligjvënësit është kërkuar paraqitje reale e situatës në shërbimin onkologjik në kuadër edhe të muajit sensibilizues të luftës kundër kancerit të gjirit, sëmundje që shkakton çdo vit mbi 220 viktima.

Drejtori Teknik i Shërbimit Onkologjik, Helidon Nina, ka thyer akullin, duke listuar një numër problematikash serioze, për të cilat tha se ka njoftuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Por, shefja e shërbimit, Silvana Çeliku, pohon se ka një përmirësim të dukshëm në trajtimin e kancerit të gjirit, edhe pse pranon se ka pasur edhe vonesa në lëvrimin e kurave shkaktuar nga pamundësia e një planifikimi të saktë vjetor.

Zyrtarisht afër 5 mijë gra në Shqipëri vuajnë nga kanceri i gjirit, ndërsa çdo vit mbi 220 prej tyre nuk arrijnë dot ta fitojnë betejën.

Por, kanceri i gjirit nuk është një kërcënim vetëm për femrat, pasi në vitet e fundit sëmundja vrasëse nuk po kursen as meshkujt, edhe pse në shifra shumë herë më ulëta.

Të majtë e të djathtë në Komisionin e Shëndetësisë kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ti kërkuar qeverisë më shumë fonde për kurimin e kancerit të gjirit, kancerit të qafës së mitrës, si dhe rishikimin ligjit për kujdesin paljativ.

Flash News

News24 Livestream