Home > SHQIPËRIA

Lihet në burg Gjergj Cukali, akuzohet për atentatin me tritol ndaj Gjon Memës

Gjykata ka caktuar sot masën ‘arrest me burg’ për Gjergj Cukalin, i cili akuzohet se është porositës i atentatit me eksploziv në Kamëz ndaj Gjon Menës.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodian Lala për ‘News24’. Cukali, i njohur ndryshe edhe si “i forti” i rrugës “Myslym Shyri” akuzohet për ‘vrasje me paramendim mbetur në tentativë’ dhe ‘shkatërrim prone me eksploziv’.

Ndërkohë që dy personat e arrestuar, kushërinjtë Edmond dhe Enver Jakimi që akuzohen se kanë vendosur eksplozivin iu është komunikuar me herët masa e sigurisë. Ata u arrestuan 2 ditë pas ngjarjes, por kjo gjë u mbajt sekret derisa të arrestohej Cukali.

News24 Livestream