Home > SHQIPËRIA

Lëvizte me 5 kilogramë kokainë në makinë, bie në pranga 32-vjeçari shqiptar në Itali. Gjatë kontrolleve në banesë iu gjetën edhe...

Lëvizte me 5 kilogramë kokainë në makinë, bie në

Karabinierët italianë kanë vendosur në pranga një 32-vjeçar shqiptar, pasi është konstatuar duke lëvizur me 5 kilogramë kokainë në makinë.

Shqiptari, me vendbanim në Torino, është ndaluar për kontroll në afërsi të zonës së quajtur Corso Moncalieri. Policia fillimisht e kishte ndaluar atë për një kontroll rutinë, por sjellja nervoze e shqiptarit, ka bërë që ata të angazhohen në një kontroll të detajuar.

Pakot janë gjetur të fshehura me një qese, në të cilën ishte stampuar logo e një marke tepër të njohur.

Sakaq, kontrollet janë shtrirë në shtëpinë e 32-vjeçarit, ku po kërkohet nga qentë të stërvitur droge.

Kafsha ka nuhatur një kilogram tjetër kokaine, e më pas, është gjetur edhe një peshore dhe material të tjera të nevojshme që shërbenin për ndarjen në doza të sasisë së kokainës. Sipas autoriteteve, nëse droga do të hidhej në treg, vlera e saj do të ishte rreth 500 mijë euro.

Tashmë raportohet se 32-vjeçari është arrestuar nga policia dhe për fatin e tij, pritet të vendosë gjykata.

News24 Livestream