Home > SHQIPËRIA

Letra për Nikollën/ “Kupa u mbush”, Vasili: Me urdhër të Ramës bllokohen ligje me rëndësi jetike për çmimin e karburantit dhe indeksimin e pagave

Letra për Nikollën/ “Kupa u mbush”, Vasili: Me urdhër

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço ka komentuar letrën që zyrtarisht i drejtoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Vasili tha se letra ku i kërkon që të zbatohet rregullorja dhe të merren në shqyrtim 4 projektligjet e propozuara prej tyre, ku futet dhe indeksimi i pagave, së bashku me çmimin e karburantit, erdhi pas “mbushjes së kupës” me mënyrën si trajtohet opozita në Kuvend.

“Sepse kam ngritur shumë herë këtë çështje edhe në seancë plenare por kam rënë në vesh të shurdhër se salla e seancës plenare është shndërruar në një sallë me të drejta të njëanshme me vendime të kryeministrit. Edhe rregullat minimale sot kanë rënë përdhe. Para kësaj letre i jam drejtuar edhe me një letër të hapur në rrjetet sociale por reagimi ka qenë zero. Por kupa u mbush kur ligje me rëndësi jetike, siç është çmimi i karburanteve, ose ligji për indeksimin e pagave dhe projektligji për negociatat me BE qëndrojnë me muaj aty. Çdo deputet rilindas e bën çdo gjë ashtu siç i pëlqen, është autostradë për ta. Kjo është evidente, a më thoni dot cila është vlera e disa deputetëve që firmosin një akt për ligjin zgjedhor, autoritetin e dosjeve a ku di unë,. Në një kohë që pritet një ligj me rëndësi jetike si ai për çmimin e karburantit”, tha Vasili.

Më tej deputeti i PL shtoi se me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe atyre që i qëndrojnë pas, në Kuvend bllokohet çdo element apo nismë e opozitës, kur kërkohet që të diskutohen.

“Kryetarja e Kuvendit thotë unë vendos që kjo të mos bëhet, por vendos Edi Rama me të tjerët që ka përreth. Minimumi kërkoj zbatimin e rregullave. Zonja Nikolla është produkt i kësaj mazhorance dhe ka marrë përsipër të rrijë atje në krye të Kuvendit. Është figura e dytë e shtetit dhe drejton institucionin, ndërsa në mënyrë të përsëritur, ditën që ulesh në atë karrige duhet të zbatosh fjalën rregullore e Kuvendit, se po duket si e vogël si fjalë. Kushtetuta thotë që gjithçka në Kuvend disiplinohet nga rregullorja. Ju keni parë turpe të tilla që është votuar, është ndërprerë diskutimi në mes, dhe pas votimit u është thënë deputetëve vazhdoni ju bëni diskutime se ne e kaluam. Gjykata Kushtetuese është shprehur qartë dhe ka marrë vendimin se duhet të ndryshojë kodi penal për tubimet, ku duhet kërkuar apo jo leje. i Ka thënë Kuvendit që të merrte masa brenda 6 muajsh. Ne morëm të shqetësuar një kërkesë dhe me firmën e Kryemadhit, timen dhe të Xhixhos, ku kërkonim të zbatohej vendimi i Kushtetu4ses. Duhet të shkeleshin radhët dhe të miratohej kjo gjë. Zero përgjigje për këtë çështjes. Po ashtu ne kërkuam që partitë parlamentare të jenë pjesë e komisionit të Integrimit. Ishte interes politik dhe publik i të gjithëve. Projektligji i katërt ruan dhe mbron punonjësit publik nga presioni i çmimeve të rritura dhe krijon stabilitet. Do kishte influenca dhe në sektorin privat”, deklaroi Vasili.

Flash News

News24 Livestream