Home > SHQIPËRIA

LETRA/ PD- PL kërkesë zyrtare Nikollës: Marrëveshja për Portin e Durrësit me debat të pakufizuar, deputetët nuk mund të flasin nga 2.57 minuta

LETRA/ PD- PL kërkesë zyrtare Nikollës: Marrëveshja për

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë i kanë kërkuar sot kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që debati për marrëveshjen e Portit të Durrësit të jetë pa kufizim.

Me vendim të Konferencës së Kryetarëve në seancën e nesërme në Kuvend është parashikuar një debat prej 6 orësh për këtë pikë të rendit të ditës.

“Sikurse është bërë e ditur përmes Urdhërit Nr. 88, dt 22.11.2022, dhe Njoftimit për Rendin e Ditës, për pikën Nr. 4, Projektligj “Për miratimin e Marrëveshjes Kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, Sh.A. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me Projektin e Investimit strategjiik “MARINA & JAHTET E DURRËSIT”, është përcaktuar një limit kohor jo më shumë se 6 orë. Në një përllogaritje të thjeshtë, për cdo deputet është planifikuar një kohë prej 2,57 minuta”, thuhet në letrën e firmosur nga 18 deputetë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
Zonja Kryetare,
Tiranë, më 23.11.2022
Kërkese për ndryshimin e kohës së debatit për pikën 4 të rendit të ditës së seancës plenare datë 24.11.2022
Drejtuar: Znj. Lindita NIKOLLA
KRYETARE E KUVENDIT TË SHQIPËRISË
Sikurse është bërë e ditur përmes Urdhërit Nr. 88, dt 22.11.2022, dhe Njoftimit për Rendin e Ditës, për pikën Nr. 4, Projektligj “Për miratimin e Marrëveshjes Kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, Sh.A. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me Projektin e Investimit strategjiik “MARINA & JAHTET E DURRËSIT”, është përcaktuar një limit kohor jo më shumë se 6 orë. Në një përllogaritje të thjeshtë, për cdo deputet është planifikuar një kohë prej 2,57 minuta. Port i Durrësit është një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë. Me pozitën gjeografike ky Port është i rëndësie strategjike jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin. Bashkimi Europian, përmes Komunitetit të Transportit ka vlerësuar së fundmi, se Porti i Durrësit në Shqipëri dhe Porti i Tivarit në Malin e Zi kanë rëndësi strategjike për transportin detar në rajon pasi e lidhin atë me rrjetin kryesor Europian të transportit. Duke qenë e një rëndësie të tille, përtej faktit që nuk ka asnjë emergjencë kombëtare për ta kaluar në mënyrë të përshpejtuar, në asnjë MËNYRË NUK MUND TË ÇMOHET shkurtimi i kohës së diskutimit, duke përdorur Nenin 48, Pika 3, që është përjashtim kufizues. Por e kundërta, është i nevojshëm një debat të i plotë publik duke i mundësuar çdo deputeti të shprehet në lidhje me këtë çështje të një rëndësie kombëtare. Ndaj bazuar në Nenin 48 të Rregullores së Kuvendit
KËRKOJMË
Ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare si më poshtë vijon:
1. Të hiqet limiti kohor prej 6 orës në pikën 4 të Rendit të ditës,
2. Çdo deputeti t’i jepet e drejta të flasë 10 minuta në lidhje me këtë çështje,
sic Rregullorja e Kuvendit përcakton.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

Flash News

News24 Livestream