Home > SHQIPËRIA

LAJMI FLASH/ “Venecia” lë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit: Pluralizimi mbi periodicitetin!

LAJMI FLASH/ “Venecia” lë në fuqi zgjedhjet e 30

Komisioni i Venecias u ka kthyer përgjigje tre pyetjeve që Gjykata Kushtetuese dërgoi për t’u ardhur në ndihmë lidhur me vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Sipas “Venecias”, Gjykata Kushtetuese nuk ka në kompetencë caktimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Por megjithatë nuk pengohen nga ushtrimi i kontrollit të saj mbi legjislacionin zgjedhor. Duke i kthyer përgjigje pyetjes se kush prevalon: periodiciteti apo pluralizimi, ka edhe një përgjigje të qartë. Sipas Komisonit të Venecias, pluralizimi i zgjedhjeve prevalon mbi periodicitetin e tyre.

“Parimet e periodicitetit të zgjedhjeve dhe të pluralizmit politik nuk kanë gjasa të konfliktohen në vetvete njëra me tjetrën, pasi ato shprehen në lloje shumë të ndryshme rregullash. Pluralizmi mund të jetë një qëllim legjitim për të ndërhyrë në periodicitet, por që ai synim të mbizotërojë, ndërhyrja duhet të ketë bazë ligjore dhe të jetë proporcionale. Parlamenti ka një marzh të gjerë vlerësimi për të vendosur për sigurimin e një baze ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve; në mungesë të një baze të tillë, Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen si antikushtetuese,”-thuhet në përgjigjet e Venecias.

Flash News

News24 Livestream