Home > SHQIPËRIA

LAJMI FLASH/ Tentoi t’i vinte flakën një biznesi, arrestohet 32 vjeçari në Sarandë, po arratisej me motor pas ngjarjes

LAJMI FLASH/ Tentoi t’i vinte flakën një biznesi, arrestohet 32

Një 32 vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi është kapur në tentativë për t’i vënë zjarrin një biznesi. Luan Obznova është pikasur nga forcat e policisë, teksa po planifikonte të zhvillonte planin e tij dhe i është sekuestruar lënda djegëse.

Mësohet se ka qenë i dënuar më parë për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Pasi të kryente aktin, 32 vjeçari kishte planifikuar të arratisej me anë të motorrit të tij.

Shërbimet e Komisariatit Sarandë parandalojnë një rast të tentativës për zjarrvënie të qëllimshme.

Tentoi të digjte me lëndë djegëse një biznes, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një shishe me lëndë djegëse që ky shtetas do të përdorte për të realizuar zjarrvënien dhe motomjeti me të cilin do të largohej.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me Forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe FNSH, në vijim të kontrollit të imtësishëm të territorit, patrullimit në të gjitha lagjet e qytetit dhe rrugicat pa ndriçim, në lagjen Nr. 1, nga patrulla e Qarkullimit Rrugor është konstatuar një shtetas i cili po kryente lëvizje të dyshimta me një motomjet dhe më pas ka ndaluar pranë një lokali në këtë lagje dhe ka tentuar ta djegë me një shishe me lëndë djegëse. Në momentin që ky shtetas ka vënë re patrullën ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” mbetur në tentativë, i shtetasit Luan Obznova, 32 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Flash News

News24 Livestream