Home > SHQIPËRIA

LAJMI FLASH/ Incidenti me ashensorin e pallatit në Astir, gjykata vendos sot për teknikun! Dyshohet se nuk ka konstatuar defektin teknik

LAJMI FLASH/ Incidenti me ashensorin e pallatit në Astir, gjykata vendos

Gjykata e Tiranës pritet të vendosë për fatin e Dëfrim Shabanit, teknikut të ashensorit që u rrëzua në një pallat tek zona e Astirit disa ditë më parë.

Sipas News24, tekniku ka shkuar 3 ditë më parë tek ashensori pasi ka pasur një defekt teknik.

Dyshohet se ai nuk ka mundur që të konstatojë problemin teknik çka ka sjellë dhe incidentin ku mbetën të plagosura dy gra.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në një pallat në zonën e Astirit. Ashensori i shkëput nga kati i katërt i pallatit dhe ka rënë në tokë.

Brenda saj ishin 2 gra, njëra prej tyre shtatzënë të cilat mbetën të plagosura. Fatmirësisht të dyja ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për këtë ngjarje që mund të përfundonte në tragjedi, u arrestua tekniku i ashensorit ndërsa nën hetim është vendosur administrator i firmës, Dritan Shabani.

News24 Livestream