Home > SHQIPËRIA

LAJMI FLASH/ I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet 45-vjeçari në Kapshticë/ Për çfarë tjetër akuzohet

LAJMI FLASH/ I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet

Një person i dënuar për vrasje është arrestuar nga Policia e Kapshticës, teksa tentonte të kalonte kufirin me një pasaportë në emër të një shtetasi tjetër.

“Nga shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. Ç., 45 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”)”, tha policia.

Mësohet se 45-vjeçari është paraqitur në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, me një pasaportë në emrin e një shtetasi tjetër, e dyshuar si e falsifikuar, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

News24 Livestream