Home > SHQIPËRIA

LAJMI FLASH/ Furgoni përplas për vdekje këmbësoren në aksin Lushnje-Berat

LAJMI FLASH/ Furgoni përplas për vdekje këmbësoren në

Një e moshuar ka humbur jetën në Lushnje si pasojë e një aksidenti rrugor.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin Lushnje-Berat në dalje të Karbunares ku një automjet tip furgon ka përplasur për vdekje një këmbësore.

Mësohet se  ngjarja ka ndodhur në momentin që e moshuara po përpiqej që të kalonte në anën tjetër të rrugës.

Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin dhe moshën e viktimës. 

News24 Livestream