Home > SHQIPËRIA

LAJMI FLASH/ Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë, trajleri përplaset me autobusin me pasagjerë, plagoset një fëmijë

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Lezhë-Milot, pranë ishull Shëngjinit.

Në pamjet e siguruara nga “News24” shihet se një autobus me pasagjerë brenda është përplasur me trajlerin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Nga përplasja është plagosur një fëmijë, i cili është dërguar për mjekim në spital.

Mësohet se trajleri ka goditur nga pas autobusin, ndërsa dëmet material siç shihet dhe nga pamjet janë të konsiderueshme.

Sakaq, Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.

News24 Livestream