Home > SHQIPËRIA

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset drejtuesja dhe një kalimtare

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Makina del nga rruga dhe

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një makinë i ka rënë një pemë dhe kjo e fundit është rrëzuar duke e zënë poshtë mjetin.

Ngjarja ndodhi në rrugën Xhanfize Keko. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për "News24" se brenda makinës ka qenë një vajzë, e cila ka mbetur e plagosur. Kjo e fundit është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore. Po ashtu bëhet e ditur se e lënduar ka mbetur edhe një kalimtare e rastit.

Mësohet se pema ka qenë në anë të rrugës. Nga të dhënat paraprake mësohet se mjeti tip ‘Benz’ ecte me shpejtësi, ndërsa nga rënia e pemës është ndarë në dysh.

News24 Livestream