Kush është peshku i madh në rrjetën e SPAK? Ja si përgjigjet ambasadorja amerikane

Ambasadorja Kim tha në “Open” se reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë dhe e shpejtë, por shtoi se nuk ka pasur më parë raste kur dy ministra nga partia në pushtet të përfundonin në burg.
Eni Vasili: Ok, faktet janë ato që juve listuat, por dua të them diçka. Pritshmëria është shumë e madhe nga SPAK sepse pandëshkueshmëria ka qenë shumë e madhe në Shqipëri. Ndaj priten zyrtarë të lartë. Gjithçka ju listuat është e vërtetë, shumë ish-funksionarë ndër ta, kush prej tyre ju do ta konsideronit peshku i madh që plotëson atë pritshmëri të madhe të qytetarëve për zyrtarë të lartë, aktualë, jo ish?
Ambasadorja Kim: Mendoj se ky është një proces dhe merr kohë. Përsëris, reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po shohim përparim. Do t’ju pyes: kur ishte hera e fundit që dy ministra të partisë qeverisëse u futën në burg? Kur ishte hera e fundit? Më duket se s’ke ndonjë përgjigje të mirë për këtë.
Eni Vasili: Jo, nuk kam përgjigje fare…
Ambasadorja Kim: Kur ishte hera e fundit që deputetë janë hetuar dhe iu janë konfiskuar pronat? Nuk më duket se ke ndonjë përgjigje të mirë as për këtë. Dhe e di që tani, prirja është që të përpiqesh të numërosh sa nga kjo anë dhe sa nga ajo anë dhe mendoj që ajo që SPAK dhe elementët e tjerë të institucioneve të reformës në drejtësi duhet të tregojnë është që janë të pavarur, që funksionojnë me integritet, dhe se po zbatojnë ligjin. Sundimin e ligjit. Askush mbi ligjin.
Eni Vasili: Në fakt, Kryeministri Rama siç e thashë pak më parë, duket se paska një mendim tjetër në lidhje me këtë. Do ta quanit që po ushtron presion politik ndaj SPAK?
Ambasadorja Kim: Mendoj se ka mënyra të ndryshme për të shprehur mbështetje për reformën në drejtësi dhe mendoj që e kam shprehur pikëpamjen e Shteteve të Bashkuara për këtë çështje shumë qartë.
Artikuj të tjerë:
Flash News
19:45 / Ambasadorja Kim: SHBA dhe Shqipëria le të ecin drejt së ardhmes
19:44 / Ambasadorja Kim: Popujt tanë janë popuj shqiponjash
19:43 / Kim: S'është thjeshtë për muzikën, ka të bëjë me ‘Rock and Roll’
19:43 / Kim: S’është thjeshtë për muzikën, ka të beje me ‘Rock and Roll’
19:42 / Kim: Nga të gjithë mbledhjet kjo është e preferuara
19:41 / Kim: S’është thjeshtë për muzikën, ka të bëjë me ‘Rock and Roll’