Home > SHQIPËRIA

Kryeministri Rama pritet me polifoni labe në Kuç: Shumë shpejt kjo zonë do të bëhet si Toskana e Italisë

Kryeministri Edi Rama, është pritur me këngë polifonike dhe iso labe në Kuç, siç e quan ai mbi videon e publikuar, një nga majat më të bekuara të Labërisë. Rama paralajmëroi se shpejt të gjithë mund të vijnë në këtë vend, falë rrugës së re, dhe të shijojnë bukuritë përrallore që mbart kjo zonë.

Më pas, kryeministri zhvilloi një takim me banorët e zonës, ku i premtoi se shumë shpejt kjo zonë do të bëhet si Toskana e Italisë.

“Unë them këtë gjë, kjo zonë, brenda kësaj dekade do të jetë një destinacion si Toskana në Itali, do të vijë dynjaja këtu për zjarrin, këngët, rakinë, këtë ajër fantastik dhe do të kënaqet. Projekti i sheshit, me pak financim do të rregullohen këto godinat. Nuk vjen njeri këtu turist. Gjatë rrugës janë disa nga ata kapanonet e ushtrisë të rrënuara, ata duhen futur në programin e turizmit që kemi bërë në Valbonë dhe të bëhen si hane, me disa dhoma, me kuaj, me ushqim”, tha Kryeministri.

Gjithashtu, teksa po bisedonte me banorë të fshatit, Rama nisi të bëjë parashikimet mbi zgjedhjet e ardhshme, e gjithashtu, nuk ngurroi të “thumbonte” Presidentin Ilir Meta.

Edi Rama: Ne 74 deri në 78, po bëni ky ndonjë tërmet të madh, shkojmë edhe 80 ne.

Qytetari: Do të dorëhiqet presidenti?

Edi Rama: Kështu ka thënë, por ai është me hënë, kur ka qenë hëna mbarë kemi bërë punë të mira bashkë, por këtë herë është kthyer hëna mbrapsht dhe nuk
kthehet. Kukës 1, Dibër 3, Shkodër 4, Lezhë 3. Tirana 19, Elbasan 8, Korçë, 6, Berat, 5, Fier, 10, Vlorë, 9, Gjirokastër, 3, 79, u bëtë të gjithë si Luli. Tani, unë iu thash 74, deri në 78, tani. Këta zotërinj që ta dish ti, këtu, në zonën poshtë penalltitë i gjuajmë ne, ndonjë penallti është në shtyllë, rezultati final 74 deri 78.

News24 Livestream