Home > SHQIPËRIA

Kryeministri Rama flet për pasurinë: Nuk kam bërë 1 miliardë lekë o të marrsha të keqen, po kështu është kur disa shkruajnë budallallëqe

Kryeministri Rama flet për pasurinë: Nuk kam bërë 1

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pak ditë, pasi në media u publikua pasuria e deklaruar nga ai vetë nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Kjo nuk ka kaluar pa u komentuar nga qytetarët, të cilët në profilin e tij në facebook e kanë pyetur se si i ka bërë 1 miliard lekë deri në vitin 2018.

Te lutem tregoju këtyre te rinjve si i bere 100,675,309.00 deri ne 2018?” shkruan qytetari.

Duke mos dhënë një përgjigje konkrete, kryeministri Rama iu kthye: “cfare eshte kjo shifer apo 7×7=42 thuaj! Ulu lexo e meso, qe te kuptosh per cfare flet e te mos behesh peshk per grepin e cdo peshkatari te llumit te politikes e te medias shqiptare!”

Po ashtu edhe një tjetër qytetar e pyet po për pasurinë.

“Si i bëtë 1 miliard lekë vetëm nga rroga si qeveritar?” shkruan qytetari.

Ndërkohë, kreu i qeverisë e ka mohuar këtë gjë duke thënë se lajmet që janë publikuar janë budallallëqe. Ndër të tjera Rama se pasuria e tij verifikohet qindarkë për qindarkë nga Inspektorati Kombëtar.

Une nuk kam bere 1 miliarde leke o te marrsha te keqen, po keshtu eshte kur disa shkruajne budallalleqe ligesisht e te tjere bien pre e budallalleqeve marrezisht! Qe ta marresh vesh ti e kushdo qe e ka ngrene kete budallallek, pasuria e familjes time verifikohet qindarke per qindarke nga Inspektoriati Kombetar perkates, njesoj sic behet me Vetingun e gjykatesve e te prokuroreve, e nuk ka qindarke te pajustifikueshme qe i shpeton verifikimit! Keshtu qe gjej ndonje arsye tjeter per te akuzuar apo perqeshur, po jo kete se eshte shume qesharake” shkruan Rama. Por cfarë thoshte lajmi për pasurinë e Edi Ramës?”, i përgjigjet Rama.

Po ashtu nuk kanë munguar edhe ironitë nga ana e qytetarëve, për faktin që vetëpunësimin e të rinjve, kryeministri Edi Rama e përmend shpesh në daljet e tij.

News24 Livestream