Home > SHQIPËRIA

Kryemadhi takim me Bashën në selinë e PD-së/ Nesër afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve

Kryemadhi takim me Bashën në selinë e PD-së/ Nesër

Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim në selinë blu, me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Mendohet se në këtë takim është folur për koalicionet parazgjedhore, pasi afati i fundit për t’u regjistruar në KQZ listat e kandidatëve është nesër, datë 24 shkurt.

Kujtojmë se një ditë më parë dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe ai i PR, Fatmir Mediu ishin në takim me Bashën. Në ato takime është folur për emrat e deputetëve që priten të përfshihen në listat e koalicioneve parazgjedhore.

News24 Livestream