Kryegjyshi Botëror i bektashinjve merr titullin “Qytetar Nderi” i Vlorës, thirrje shqiptarëve: Mos u largoni nga vendi!

Kryegjyshi Botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka marrë sot titullin “Qytetar Nderi” i qarkut Vlorë.
Në këtë ditë të veçantë për të nuk mund të mungonte mesazhi i Kryegjyshit Botëror, i cili dha mesazhe të forta paqeje për qytetarët.
“Ndihem i privilegjuar sot mes jush në marrjen e titullit Qytetar Nderi i Qarkut të Vlorës, një titull me peshë e përgjegjësi për detyrat që na presin në të ardhmen. Kam një mesazh të shkurtër edhe për shqiptarët në këto ditë të vështira që po kalojmë: të mos e lënë këtë vend të bekuar që të parët tanë dhanë edhe jetën e tyre për ta mbajtur gjallë këtë komb. Shqiptarët kudo kanë dhënë dhe do japin, por më shumë do japin për vendin tonë, për të cilin ne duhet të japim atë që ka merituar.”, tha ai.
Artikuj të tjerë:
Flash News
21:07 / Balona 'spiune' ishte nën monitorim të vazhdueshëm
21:06 / SHBA e konsideroi balonën 'mjet me qëllime përgjimi'
21:05 / U mbyll përkohësisht hapësira ajrore mbi Karolinën e J.
21:04 / Administrata e Biden konfirmoi urdhrin e rrëzimit
21:03 / Biden tha më herët se 'do të kujdesej' për balonën kineze
21:02 / Avioni i SHBA rrëzoi balonën në brigjet e Karolinës së Jugut