Home > SHQIPËRIA

Konflikt mes të rinjve në Laprakë, 17-vjeçari goditet me sende të forta nga bashkëmoshatari i tij

Konflikt mes të rinjve në Laprakë, 17-vjeçari goditet me

Një 17-vjeçar është plagosur si pasojë e një konflikti me një bashkëmoshatar të tij në Tiranë. Policia bën me dije se pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar të tij, është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. S., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Me datë 24.11.2021, rreth orës 14:30, në Laprakë, në rrugën “Gjergj Legisi” dyshohet se pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar të tij, është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. S., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Flash News

News24 Livestream