Home > SHQIPËRIA

Kërcënoi gjyqtaren, ja kush është autori i cili ra në pranga. Policia jep njoftim

Kërcënoi gjyqtaren, ja kush është autori i cili ra në

Andri Leka është 39-vjeçari, i cili u arrestua paraditen e sotme në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë pasi kërcënoi një gjyqtarë.

Sipas policisë, personi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, si rezultat e një pune të mirëorganizuar, tek “Komun e Parisit” kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit e shtetasit A. L., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”, për veprime të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftim.

News24 Livestream