Home > SHQIPËRIA

“Keni informacion specifik për shpalljen e Berishës non grata?”/ Kongresmeni amerikan tjetër letër për Blinken: Kanë kaluar 5 muaj, pres përgjigje

“Keni informacion specifik për shpalljen e Berishës non

Kongresmeni Lee Zeldin, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i dërgoi një letër Sekretarit të Shtetit Antony Blinken ku i kërkon përgjigje sic shkruan për kërkesat e përsëritura të kongresmenit për të diskutuar në thellësi dhe për të rishikuar informacionin që përshkruan në vendim “korrupsion të rëndësishëm”.

Në një seancë dëgjimore të Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në qershor, kongresmeni Zeldin pyeti Sekretarin Blinken në lidhje me sanksionimin e administratës Biden, ndaj ish-kryeministrit Berisha, të cilin e konsideroi një aleat i të dy presidentëve Bush dhe kundërshtar i donatorit kryesor të Partisë Demokratike dhe aktivistit progresist George Soros.

Në të njëjtën ditë me seancën dëgjimore, kongresmeni Zeldin i dërgoi një letër Departamentit të Shtetit duke kërkuar informacion në lidhje me vendimin për sanksionimin e Berishës.

“Kanë kaluar pesë muaj që kur kam bërë kërkesën time, e cila është në thelb më shumë se koha e mjaftueshme për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate. Kjo është tani kërkesa ime e tretë për informacion shtesë që kur ngrita çështjen e sanksionimit të Sali Berishës me Sekretarin Blinken gjatë seancës dëgjimore të Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve më 7 qershor 2021.

Kongresi luan një rol të rëndësishëm mbikëqyrës për degën ekzekutive, duke përfshirë Departamentin e Shtetit, megjithatë zyra ime ka marrë jashtëzakonisht pak detaje në përgjigje të pyetjeve të mia. Është e papranueshme dhe e dyshimtë që Departamenti i Shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm këtë kërkesë për informacion shtesë në kohën e duhur dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të ngadalësojë një kërkesë të Kongresit për transparencë”, shkruan kongresmeni Zeldin.

 

 

 

Dokumenta bashkëngjitur

Flash News

News24 Livestream