Home > SHQIPËRIA

Këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa mbërrin në Tiranë, shkëmben dhuratat emocionuese me kryebashkiakun Erion Veliaj (FOTO)

Këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa mbërrin në

Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Shqipëri. E shoqëruar nga prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, si dhe i fejuari i saj, Anëar Hadid, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, u prit sot në Bashkinë e Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Veliaj i dhuroi këngëtares së famshme një targë simbolike “Dua 100”, kapelen e gruas tironse, si dhe diskun muzikor me këngë popullore të Shqipërisë së mesme, realizuar në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, “Tirana 100”.

Whatsapp Image 2021 07 23 At 2.28.31 Pm (3)

Ndërsa, Dua Lipa i dhuroi Veliajt albumin e saj më të fundit, që po thyen rekordet botërore, “Future Nostalgia”, i cili për 6 muaj ka qëndruar në top 10-en e këngëve më të mira.

Edhe pak kohë më parë babai i këngëtares së famshme, Dukagjin Lipa, u takua me kryebashkiakun e Tiranës, pas të cilit Veliaj paralajmëroi një projekt të ri muzikor të Duas në kryeqytet vitin e ardhshëm, që përkon edhe me Tiranën Kryeqytetin Europian të Rinisë.

Whatsapp Image 2021 07 23 At 2.28.31 Pm (4)
Whatsapp Image 2021 07 23 At 2.28.31 Pm (4)

Gjatë ditës së sotme, Veliaj dhe këngëtarja Dua Lipa do të inspektojnë edhe punimet për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit.

Whatsapp Image 2021 07 23 At 2.28.31 Pm (5)
News24 Livestream