Home > SHQIPËRIA

“Kemi parë heroizma vetëm mbi biftekun e florinjtë tek Nusreti”, Spaho: BE dha sinjal të qartë për Portin e Durrësit, Rama flet për…

“Kemi parë heroizma vetëm mbi biftekun e florinjtë tek

Në fjalën e tij ë Kuvend Edmond Spaho shtroi disa pyetje drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Financave lidhur me paratë për Portin e Durrësit.

Po ashtu Spaho dënoi gjuhën ofenduese të përdorur nga kryeministri Rama drejtuar opozitës.

Rama: Do të ketë dy porte moderne tregtare, njëri në Vlorë është në ndërtim dhe tjetri në Porte Romano…

Nuk keni asnjë shans të na pengoni dot, për tërë të zezat që gojët kanë nxjerrë me furi ndaj meje , u kam lënë Zotin sepse mendoj që vetëm ai mund të zgjidhe të pazgjithshmen, por sot po ju lë ju të paudhëve që hoqët gozhdën dhe ju mbeti vrima, Faik Beun…

Ndër turinjtë më të dendur të Shqipërisë duhet vënë re ai që është gati për të vdekur për kombin. Erdhi koha të ngrihesh dhe të kapërcesh me vrap…

Spaho: Pasi dëgjova heroizmat që paska bërë kryeministri dhe kuptova që Shoqërisë i paska ndrirë fati, desha të di nga ministra Financave, dje BE dha një sinjal për Portin e Durrësit. Arsyetimi ishte se marrëveshja që diskutohet  nuk është në përputhje me ligjin. Tre nenet që i dini, i keni dhënë përgjigje BE për këtë. Ministrja foli gjysmë ore dhe kryeministri një orë… Nuk na sqaruat kush do ta ndërtojë portin e ri të Durrësit. Zhvillimi i një vendi mund të kërkojë kapacitete shumë të mëdha…Shërbimet  sotme të portit të Durrësit do të transferohet në Porto Romano…Kam një pyetje me kryeministrin , përse i mashtron qytetarët shqiptarë, që do të jetë porti më i madh? Folët për heroizmat e mëdha që keni bërë në Dubai, na i tregoni sepse ne kemi parë heroizma mbi biftekun e florinjtë tek Nusreti. Ne video pamë vetëm si ishit lëshuar mbi bifteqe. Na tha gomarica, të paktën të na kishte thënë gomere, sharlantanë të paudhë…Loli dhe Konicën nuk e kam lexuar aq sa kryeministri apo Elisa…

Alibeaj: Kishte idenë për të ngritur peshë patriotizmin për të mirat që po u bën shqiptare. Është i njëjti fjalim që mbajti për inceneratorët. E njëjta gjë , por ajo që ndodh sot është një skenë e parë që do t’i paraprijë numrit të deputetëve ministrave negociatorëve që janë mishi për top për të shkuar pas hekurave. I vetmi që ruhet është ai që mblodhi plaçkën dhe iku, ai nuk ka hedhur firmën. Gjuha e fakteve është gjuha më e thjeshtë dhe duhet të shkojë në veshin e çdo shqiptari.

Flash News

News24 Livestream