Home > SHQIPËRIA

“Kanë bërë PHD në malet e Shqipërisë e mbjellin kanabis në Britani”, Manaj: Qeveria të falenderojë emigrantët. Pa ata aty njerëzit do të hanin njëri-tjetrin

“Kanë bërë PHD në malet e Shqipërisë e

Gazetari Arben Manaj, në një lidhje skype në “Open” në News24 ka deklaruar se arsyeja se pse shqiptarët emigrojnë në Britani, është sepse marzhi i fitimit atje është më i madh.

Ai ka shtuar se qeveria duhet të jetë mirënjohëse për reministancat që ata sjellin në vendlindje, pasi pa to as kjo klasë politike nuk do të ekzistonte.

“Nuk ka as engjëj as djaj në të gjithë këtë diskurs. Është normale që njerëzit të lëvizin aty ku kushtet janë më të mira, por arsyeja kryesore është vrasja e shpresës.

Mendoj që edhe nëse opozita fiton në zgjedhjet lokale edhe nëse vijon Rama, shpresa nuk do të kthehet.

Kishim një Lazarat dhe u kthye gjithë Shqipëria në një Lazarat. Një pjesë e madhe e shqiptarëve që ikin në Londër vijnë sepse kanë bërë PHD për kanabis në malet e Shqipërisë.

Emigrimi ka edhe anën pozitive. Pa reminitancat, klasa politike aty s’di nëse do ekzistonte. Njerëzit do hanin njëri-tjetrin. Janë para që bëhen me djersë dhe duhet edhe një falënderim nga politika për to. Nuk mendoj që me ndryshimin e  qeverisë do ndryshojë kjo gjë. E rëndësishme është të ndalohet ky trend sepse kush iku iku.

Jo të gjithë kanë ikur nga Shqipëria.  Ka shqiptarë që kanë jetuar në shtete të tjera dhe shfrytëzuan rastin e erdhën në Britani se fitimi është shumë më i madh. Ka shumë që vijnë nga Greqia e thonë ta dinim që ishte kaq mirë nuk ishim lodhur kot në Greqi.

1500 vende pune vakante aktualisht në Britani”, tha ai.

Flash News

News24 Livestream