Home > SHQIPËRIA

Kallëzimi i PD dhe ‘Aleancës’, SPAK konfirmon: Kemi nisur hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar këtë të mërkurë ka bërë me dije se ka nisur hetimet për shembjen e Teatrit.

SPAK përmes një shkrese dërguar sekretarit për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjatës ka konfirmuar nisjen e hetimeve.

 “Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe organi i akuzës është duke kryer veprime hetimore të plota dhe të gjithë anshme. Për shkak të detyrimit ligjor të ruajtjes së sekretit hetimor, në këtë fazë të hetimeve paraprake, nuk mund t’ju informoj në lidhje me veprimet hetimore konkrete të kryera nga ana e prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në deklaratën e SPAK.

Kallëzimi i PD dhe ‘Aleancës’, SPAK konfirmon: Kemi nisur

Godina e Teatrit Kombëtar u shemb të dielën në 17 maj të 2020 në orët e para të mëngjesit. Aksioni i IMT u ndihmua nga forca të shumta policie, të cilat përdorën dhe dhunën për të nxjerr protestuesit nga godina. Pas shembjes së godinës së teatrit nisën protesta dhe rezistencë nga Aleanca për Mbrojtjen e teatrit të cilat janë mbështetur dhe nga opozita.

News24 Livestream