Home > SHQIPËRIA

Jorida Tabaku sjell treguesit e FMN: Qeveria po varfëron qytetarët për të pasuruar klientët

Jorida Tabaku sjell treguesit e FMN: Qeveria po varfëron qytetarët

Nënkryetarja e PD dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku akuzon qeverinë se po varfëron qytetarët për të pasuruar klientët. Në një postim në “Facebook”, Tabaku sjell treguesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar si provë për të theksuar se qeveria po dështon në manaxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet edhe si pasojë e informalitetit të lartë dhe keqmanaxhimit të taksave.

Sipas saj, situata me PPP është në kufijtë e çmendurisë, ato zënë 50% të PBB-së për vitin aktual duke e kthyer buxhetin e shqiptarëve në portofolin e miqve të qeverisë.
Tabaku deklaron se Borxhi Publik pritet të rritet edhe më tej jo vetëm si pasojë e rritjes së PPP-ve por edhe si pasojë e rritjes së normave të interesit.

POSTIMI I PLOTË
? Simptomat e një ekonomie në krizë, sipas FMN
? Qeveria po dështon në manaxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet edhe si pasojë e informalitetit të lartë dhe keqmanaxhimit të taksave.
? Qeveria po dështon tek shpenzimet, investimet janë jo eficente dhe qytetarët e ekonomia nuk fitojnë prej tyre.
Me pak fjalë #investimet nuk prodhojnë rritjen e dëshiruar ekonomike, rritjen e punësimit dhe një shëndet më të mirë të ekonomisë.
? Situata me PPP është në kufijtë e çmendurisë, ato zënë 50% të PBB-së për vitin aktual duke e kthyer buxhetin e shqiptarëve në portofolin e miqve të qeverisë.
Borxhi Publik pritet të rritet edhe më tej jo vetëm si pasojë e rritjes së PPP-ve por edhe si pasojë e rritjes së normave të interesit.
? Më e rëndë situata me shqiptarët që do të paguajnë më shumë për të blerë më pak ushqime. 51% e të ardhurave të familjeve tona shkon për ushqim dhe energji elektrike, do na shkojë edhe më shtrenjtë!
Transparenca me kontratat, me vendosjen e politikave fiskale dhe ligjeve kanë ndikuar në krijimin e një klime armiqësore me biznesin dhe taksapaguesit por mbi të gjitha që vendosin në pikëpyetje buxhetin në lidhje me PPP.
? Mungesë e plotë transparence se sa nga taksat e qytetarëve janë shpenzuar për shqiptarët gjatë pandemisë dhe sa i kanë shkuar në xhep koncesionarëve.
? Mungesë e plotë transparence për fondet e rindërtimit ndërkohë që gjasat janë që keqpërdorimi është disa milionësh.
Ndërkohë që lufta kundër informalitetit ka prodhuar një ekonomi edhe më shumë informale.
Shenjat tregojnë se rritja e çmimeve do t’i bëj edhe më shumë dëm të ardhurave të shqiptarëve që do të bjerren nga pesha e inflacionit dhe rritjes së çmimeve.
Shqipëria e Ramës është ajo e varfëruar, me korrupsion, buxhet të shndërruar në portofolin e koncesionarëve dhe oligarkëve. Kjo nuk është qeveria e qytetarëve por e oligarkëve që abuzojnë në kurrizin dhe nga djersa e qytetarëve.
#FMN #IMF #Ekonomia #shqiperia #tirana #PD #opozita #fiskale #taksat #PPP #korrupsioni #inflacioni #çmimet #transparenca #pandemia #termeti #PBB #parlamenti #shpenzimet #ardhurat

Tabaku Fb
Tabaku Fb

Flash News

News24 Livestream