Home > SHQIPËRIA

“Jonada është dhe e imja”/ “Këtu të vrasin natën e të qajnë ditën”, qytetaret në protestë për 7-vjeçaren e vrarë në Potam: Të fortët na dhunojnë çdo ditë

“Jonada është dhe e imja”/ “Këtu të vrasin

Një zonjë e pranishme në protestën e zhvilluar nga Shoqëria Civile para Ministrisë së Brendshme për vdekjen tragjike të 7-vjeçares Jonada Avdia ka shprehur revoltimin e saj për papërgjegjshmërinë e shtetit.

Për mikrofonin e “News24”, ajo tha se ndodhet në protestë për shkak se ka frikë për jetën e fëmijëve, nipërve dhe mbesave të saj.

“Jeta e fëmijës tim. Jonada është edhe e imja. Këta kanë vrarë vet. Aty ku ka shkuar Jonada të shkojë edhe ai që e ka vrarë. Jonada është një engjëll, është fëmija jem. Është kulmi të marrësh një jetë fëmije për një drogaxhi. I bëj thirrje këtyre të katërve të dorëzohen tani, s’ia kemi nevojën. Është protestë për fëmijët jo për politikë. Këtu të vrasin natën e të qajnë ditën. U bëj thirrje shqiptarëve sot e përditë, të protestojnë që ai që ka vrarë Jonadën të shkojë përkrah saj.

Një tjetër qytetare e pranishme në protestën që po zhvillohet para Ministrisë së Brendshme tha se duhet të marrë fund sundimi i të fortit që të vret në Shqipëri.

“Unë nuk e di kush e organizon këtë proteste por si qytetare erdha me dëshirën më të madhe. Sepse çdo ditë dhunoheni në jetën tonë nga të fortët. Dhunohemi dhe vjen dita kur edhe në plazhe nuk lënë fëmijët të jetojnë të qetë sepse i forti sundon në këtë vend. Duam të sundojë ligji dhe nuk duam më opsione të të vjetërve në politikë, por duam ligj në vend dhe rregull”, tha ajo.

Flash News

News24 Livestream